Në vazhdën e takimeve të tij në të gjithë Shqipërinë, kreu i PD, Lulzim Basha, është ndalur mesditën e sotme në qytetin jugor të Delvinës.
Në një postim të shpërndarë në profilin e tij në facebook, Basha shkruan:
“Mirënjohje për demokratët e Delvinës, për qëndresën dhe vendosmërinë e tyre në një periudhë aspak të lehtë për ta dhe për Partinë Demokratike! Suksese të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin e zgjedhur, Hari Imeri.”