FIFA “fal” Mesin, hiqet pezullimi me katër ndeshje

Lionel Mesi mund të luajë që në rastin më të parë për Argjentinën. Apeli i FIFA-s ka rrëzuar vendimin e dhënë më herët nga disiplina e këtij institucioni, e që e dënoi asin e Barcelonës me 4 ndeshje pezullim. Mesi u dënua pas ndeshjes së zhvilluar me Kilin, ku Argjentina fitoi 1-0. Në fund të takimit, ai i afrohet asistentit të gjyqtarit kryesor dhe dukshëm i pakënaqur nga vendimet e dhëna gjatë ndeshjes.
Megjithatë, Apeli i FIFA-s vlerësoi se sjellja e Mesit nuk është e denjë në këtë rast, por provat që të vërtetojnë se ai e ka sharë gjyqtarin nuk janë të mjaftueshme. Nga katër ndeshje të dënim, Mesi vuajti vetëm një, atë ndaj Bolivisë të humbur nga Argjentina me rezultatin 2-0. Vendimi i fundi i FIFA-s rikthen Mesin në fushë me “çelestet” që me ndeshjen e radhës, që Argjentina e ka me Uruguajin.

Exit mobile version