Murinjo: Një ditë mund të kthehem tek Interi

Jose Mourinho nuk e harron Interin, skuadër me të cilën vazhdon të jetë shumë i lidhur, aq sa nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet në drejtimin e zikaltërve. “Ndoshta një ditë do të kthehem tek Interi, por jo tani. Të gjithë kanë pasur momentet e tyre të krizës. Por, klubet e mëdha kthehen gjithnjë te fitoret. Duhet pak më shumë durim, pasi momenti i suksesit do të vijë”, tha Mourinho.
Prej kohësh, në ambientet e Interit po punohet për gjetjen e trajnerit që do të zëvendësojë Piolin dhe ai që po përmendet më shpesh është emri i Antonio Contes, një temë për të cilën ka folur edhe Mourinho.
“Nuk e di se kush do të jetë trajneri i Interit sezonin e ardhshëm, por cilido qoftë, do të jetë edhe zgjedhja ime. Nëse Conte do të vijë, do të jetë ai tekniku më i mirë për skuadrën. Nuk jemi aspak të ngjashëm, ai nuk ka thinja, kurse unë po. Ajo çfarë dëshiroj unë është që tifozët e Interit të jenë të lumtur”, shtoi portugezi.
Manchester United rrëmbyen një fitore të çmuar në gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Celta Vigos me një perlë të Marcus Rashford, që i lejon të zgjasë njërën dorë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Edhe pse përballë një kundërshtari aspak komod, skuadra e Mourinhos u tregua cinike dhe shfrytëzoi bagazhin e madh teknik të lojtarëve të saj për të pritur me qetësi sulmet e kundërshtarëve dhe për të goditur në momentin më të mirë të Celta Vigos, duke u larguar nga Spanja me një gol të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Exit mobile version