Fikën kamerat në burgje, ja 6 arsyet pse u liruan drejtorët

Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Punonjesve te Policise ne Lirim, Arjan Hoxha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me doreheqjen e Artan Didit, nga posti i Drejtorit te Pergjithshem te Policise./r/n/r/nSecretary General of the Association of the officers in Release, Arjan Hoxha, speaks during a press conference, which commented on the resignation of Artan Didi, from the post of Director General of Police.

– Përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike
– Fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv
– Shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv
– Dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat
– Falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion
– Moszbatimi i urdhrave të eprorit

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha ka treguar 6 arsyet e shkarkimet të 3 drejtorëve të burgjeve. Përmes një njoftimi për mediat, drejtori Hoxha bën me dije se, në disa burgje të vendit janë konstatuar shkelje të rënda të detyrës dhe për këtë arsye i është propozuar ministrit të Drejtësisë shkarkimi i drejtorëve të këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit.
“Pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të IEVP është kompetencë ligjore e ministrit të Drejtësisë dhe nuk mund të jetë kurrsesi i paligjshëm, përsa kohë është bërë në përputhje me nenin 20 të Ligjit nr. 8328/1998, si dhe nenin 5 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nga ana tjetër, shkarkimi nga detyra i një drejtori të IEVP nuk ndodh për herë të parë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë as i paprecedent”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Më tej publikohen 6 arsyet e shkarkimit të disa drejtuesve të burgjeve. “E paligjshme dhe e paprecedentë është sjellja e ish-drejtuesve të IEVP-ve dhe:
– Përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike;
– Fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit;
– Shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë;
– Dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat;
– Falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo
– Moszbatimi i urdhrave të eprorit.
Është kjo sjellje e paprecedent dhe antiligjore, që cenon sigurinë në burgje dhe detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa menjëherë sipas kompetencës që i njeh ligji, për të referuar rastin pranë ministrit të Drejtësisë.
Secili prej drejtuesve të IEVP-ve të shkarkuar deri më tani është njohur me detaje me motivet e shkarkimit, për shkak se, për herë të parë në praktikën administrative të Ministrisë së Drejtësisë, urdhrat e shkarkimit nga detyra, janë të shoqëruara me relacion shoqërues, ku evidentohen motivet dhe analiza ligjore, se ku mbështetet shkarkimi nga detyra.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon ish-drejtuesit e IEVP që të ndjekin rrugën ligjore të kundërshtimit të urdhrit të ministrit apo referimin e çështjes pranë organit të Prokurorisë!
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara. Hoxha garanton se do të trajtojë me prioritet çdo informacion në këtë drejtim dhe do t’ia referojë rastin menjëherë ministrit të Drejtësisë për marrjen e masave sipas ligjit.
Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë liroi nga detyra pas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, tre drejtorë të burgjeve, Etnor Krakulli i Burgut të Fierit, Fatjon Fanaj burgu Tiranë dhe Ahmet Bala. Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha publikoi 6 arsyet e shkarkimit të tyre.

Enton DOÇI

Exit mobile version