Fiorentina ndal Lazion

Fiorentina's forward Khouma Babacar (C) jubilates with his teammates after scoring the penalty of the 1-1 during the Italian Serie A soccer match SS Lazio vs ACF Fiorentina at Olimpico stadium in Rome, Italy, 26 November 2017. ANSA/ANGELO CARCONI

 

Lazio ka parë t’i ikë 3-pikëshi nga duart, në minutën e fundit shtesë, teksa arbitri ka akorduar një 11-metërsh për Fiorentinën. Këtë herë, Thomas Strakosha, nuk arriti të bëjë mrekullinë ashtu si ndaj Dybalës, teksa u mposht nga sulmuesi vjollcë, Khouma Babacar.
Lazio dominoi sfidën dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë, pas një goli të shënuar nga mbrojtësi De Vrij, ndërsa në pjesën e dytë u mundua të administrojë avantazhin, por dështoi në sekondat e fundit të sfidës. Pas javës së 14, Lazio nuk përfiton dot nga hapi fals i Romës në Genoa dhe mbetet në vendin e pestë, me 29 pikë.

Exit mobile version