Luis Suarezit i mungon Neymar

Barcelona's Uruguayan forward Luis Suarez (R) and Barcelona's Brazilian forward Neymar warm up before the UEFA Champions League football match FC Barcelona vs Manchester City at the Camp Nou stadium in Barcelona on October 19, 2016. / AFP PHOTO / JOSEP LAGOJOSEP LAGO/AFP/Getty Images ORIG FILE ID: AFP_HA9DW

Luis Suárez e ka marrë malli për Neymar. Loja e sulmuesit Uruguajan pa një prej partnerëve të tij yje, është tashmë një shaka. Është pikërisht numri 9 i Barças, ai që po vuan më shumë mungesën e asistuesit të tij më të mirë, të atij që përgatiste dhe shërbente topin, me detyrën vetëm për ta shtyrë atë në portë, e për të shënuar gola. Suarez nuk e fsheh se ai dhe Messi bënë gjithçka për ta bindur Neymar të qëndronte te Barça.
“Kur largohet një futbollist me karakteristikat dhe cilësitë e Neymar, atëherë skuadra humbet gjithmonë. Duke qenë një sulmues, por edhe një mik i Neymar do të kisha dashur që ta kisha gjithmonë këtu. Ishin momente të vështira, pasi unë e admiroja atë. Unë e doja atë edhe si shok jashtë fushës dhe kjo ndikon. Ne donim që ta bindnim atë të shihte, se nuk do të ishte askund tjetër më mirë se këtu me ne dhe se do të mërziteshim për largimin e tij. Por, duke ditur që ai është një profesionist, ai kishte eksperiencë të mjaftueshme këtu në Europë për të ditur se çfarë vendimi të merrte dhe ne nuk do të influenconim vendimin e tij, sepse ai ishte i bindur për vendimin që do të merrte. Natyrshëm, si shoku shokut ne tentuam t’i themi se do të ishte më mirë me ne, por ishte vendimi i tij dhe të gjithë e respektojmë”, tregoi Luis Suarez për “Don Balon”.
Por sulmuesin uruguajan i Barcelonës e ka shumë të qartë fatin dhe të ardhmen e Neymar, pasi ai i ka rrëfyer Pique, kohë përpara transferimit të tij te PSG, se ai do të përfundojë në Premier League. Neymar dëshiron të luajë në futbollin anglez, diçka të cilën ai vetë e ka konfirmuar kur ishte te Barcelona. Reali nuk është mes prioriteteve të tij. Nëse një ofertë e madhe nga Anglia do të mbërrinte, ai nuk do të hezitonte ta pranonte.

Exit mobile version