Fitim Zekthi: Këtë herë nuk ka fushatë elektorale por fushatë për mbijetesë të sistemit

Nga Fitim Zekthi

Në qoftë se do të shohësh me vëmendje atë që janë duke bërë partitë e mëdha në Shqipëri tani në prag të fushatës zgjedhore dhe në qoftë se do të përdornim një fjalor të huazuar nga sporti sidomos me futbolli do të thonim që ekipet po luajnë për të ruajtur reultatin. Pra ekipet, skuadrat thjesht po menaxhojnë me të gjitha mjetet dhe burimet e tyre gjendjen ekzistuese në mënyrë që kur të përfundojë loja apo gara ato të ruajnë atë që kanë arrritur deri tani.

Shqipëria edhe nga pikëpamja e sistemit parrtiak drejtohet prej më shumë se tre dekadash nga dy parti. Sistemi ynë është dy partiak. Në këto tre dekada e gjysëm këto dy parti jo thjesht kanë dominuar jetën politike të vendit, janë alternuar në pushtete me njëra-tjetrën por edhe kanë ndërtuar një mekanizëm gjigand në jetën ekonomike, në struktura të caktuara të biznesit, të botës së nëntokës, të medias etj, që është mjetei më I fuqishëm që garanton ose ka garantuar të paktën jetën e këtij sistemi dy partiak. Kjo ka bërë që edhe mendësia me të të cilën shoqëria sheh jetën politike të jetë e tillë që e mendon si një të dhënë të përhershme dhe gati “hyjnore” siustemin dy partiak.

Gjithë korrupsioni, gjithë problemet gjigande të vendit me padrejtësinë, me mungesën e ndarjes së pushteteve, me mungesën e sundimit të ligjit, me problemet e mëdha me rendin dhe krimin etj, janë pak a shumë produkt i dominimit 34 vjeçar të këtij sistemi dy partiak. Shqipëria është i vetmi vend në Euopën lindore që ka dy parti shumë të mëdha, të cilat fitojnë mbi 97% të mandateve të parlamentit, dy parti të cilat e kanë fuqi që nga viti 1991. Në të gjithë Europën lindore nuk gjen asnjë vend që të ketë dy parti kaq të fuqishme. Kudo, në Çeki, në Sllovaki, në Rumani, në Bullgari, në Hungari, në të gjithë ish-Jugosllavinë, në Poloni etj, shumica e parrtive që drejtojnë qeverinë apo opozitën janë nga 15% në 30% dhe shumica e partive që ishin protagonistë në rrëzimin e komunizmit në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të as ekzistojnë fare. Pra, Shqipëria është një përjashtim. Ky përjashtim ka të bëjë pak a shumë me atë që përmendëm më lart, me strukturën ekonomike, biznesin, median, marrëdhëniet me korrupsionin apo entitete të tjera që këto parti i kanë ndërtuar në 34 vite.

Praktikisht ato kanë ndërtuar një sistem të mbyllur ku askush nuk hyn dot, asnjë organizatë apo parti nuk mund ta prishë këtë “ekuilibër”, asnjë pakënaqësi e thellë popullore ndaj tyre, ndaj sistemit dy partiak nuk e prek këtë fuqi dominuese të tyren.

Vitet e fundit për shkak të reformës në drejësi sistemit partiak i ka dalë përpara një vështirësi serioze. Korrupsioni, biznesi i lidhur me to, pronat e fituara prej tyre, instrumentat e tyre të pushtetit janë vënë në verifikim dhe po shkojnë para gjykatës. Ky është një moment shumë i rrezikshëm për sistemin. Ky është një moment që vjen ngaqë jashtë, është një moent i cili mund të dalë nga kontrolli dhe mund të shkërrmoqë edhe një fuqi të tillë si sistemit dy parttiak.

Për herë të parë dy partitë e mëdha të cilat kanë luftuar ashpër brenda sistemit se kush do ta drejtojë pushtetin tashmë nuk kanë asnjë qllim të luftojnë se kush do ta drejtojë pushtetin. Tashmë parësore është mbijetesa e sistemit.
Kjo duket nga mënyra se si ato po përpiqen të bëjnë fushatë apo si të sillen. Kryeminstri Rama ka dy synime themelore. Një është të dëmtojë sa të mundë deri në asgjësim apo paralizim prokurorinë speciale SPAK dhe tjetri të pakësojë në maksimum dëmin që hetimi i korrupsionit dhe arrestimet brenda qeverisë së tij. Qëllimin e parë mundohet ta arriijë duke krijuar komisione për të “reformuar” SPAK-un, duke mos dërguar asnjë auditim apo kallëzim për korrupsion në prokurori, duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet për organet e drejtësisë me mekanizmat e veta politike dhe parlamentare. Qëllimin e dytë përpiqet ta realizojë duke shmangur çdo përgjegjësi të tijën, edhe politke, mbi arraestimet, duke u përpjekur të ruajë të paprekur strukturën e pushtetit, strukturën ekonomike, strukturën elektorale që ishte e lidhur edhe me individët që arrestohen. Gjithë investimi, gjithë lufta, gjithë gjuha dhe gjithë zëvendësimet apo propoganda e Ramës janë në këtë drejtim.

Opozita gjithashtu nuk synon të luftojë për pushtetin. Ajo nuk përpiqet të kthehet në një projekt politik. Ajo nuk synon të kthehet në një forcë politike që do të përfaqësonte ndryshimin i cili është tmerrësisht i domosdoshëm. Ajo është kapur me kthetra tek një armatë e tërë politikanësh historikë, tek një ushtri e tërë politikanësh që kanë vite në drejtim të saj, përdor një gjuhë krejtësisht jo popullore, sulmon prokurorinë SPAK duke çliruar nga barra edhe korrupsionin e qeveritarëve të PS-së etj. Që të jesh një proiekt politik që përfaqëson ndryshimin duhet të sillesh në një mënyrë që qytetarët e dëshirojnë, të flasësh për gjërat që ata janë të shqetësuar dhe ta bësh me njerëz të cilët qytetarët i besojnë ose që të paktën nuk vijnë nga vite shumë të gjata në politikë dhe qeveri.

Sistemi është një qenie shumë racionale. Ai arrin të identifikojë me saktësi shumë të madhe rrezikun e vërtetë dhe arrin të koordinohet përmendësh për të përballur këtë rrezik. Në këtë kuptim sistemi “po bën gjënë e duhur” pavarësisht se kjo nuk është e mirë për Shqipërinë.

Sistemi ka edhe një rrezik të ri. Duke qenë se mund të dobësohet nga SPAK siç ëstë dobësuar, duke qenë se pakënaqësia popullore ka arritur një pikë kulmore të këtyre 34 viteve atëherë partitë e reja, forcat e treta politike janë një rrezik shumë më i madh se sa kanë qenë ndonjëherë. Forcat e treta mund të thyejnë sadopak dominimin e sistemit gjë që do të ishte shkatërrimtare. Atëherë edhe në këtë rast sistemi reagon me racionalizëm. Funksionon si një trup i vetëm kundër këtyre forcave, mbyll listat e zgjedhësve, bllokon votimin elektronik dhe krijon një ambient shumë luftarak dhe të polarizuar në mënyrë që fokusi i njerëzve të jenë vetëm dy partitë. Mbetet të shihet se sa do ia dalë sistemi të ruajë fuqinë që ka. Rreziqet janë shumë të mëdha dhe ndoshta shkatërrimtare në një kohë më të vonë. Këtë herë nuk ka fare fushatë elektorale se cili do formojë qeverinë, ka fushatë për mbijetesë të sistemit dy partiak./ liberale.al

Exit mobile version