Mirela Karabina: Si gjeli majë plehut, Edi Rama çirret e mashtron për atë që nuk bëri për 12 vjet për të rinjtë

Nga Mirela Karabina

Me shpurën e tij në burg dhe një pjesë para drejtësisë SPAK dhe hallin e tij, Edi Rama sot pa asnjë ndjesë dhe pa u skuqur për të 12 vitin rresht matron publikisht të rinjtë.

Ndërkohë që liston largimin masiv të të rinjve, 50 mijë shqiptarë çdo vit dhe në dekadën e fundin 50% e të larguarve është në moshën 19-25 vjeç, thërret e bërtet sot para të rinjve pikërisht për atë që nuk e bëri dot për ta, mundësinë e ndërtimit të jetës sëmtyre në Shqipëri, në vendin e tyre.

Pasi ai dhe shpura e korruptuar e tij nuk i siguroi arsim cilësor, kushte normale jetese, punësim e pagë dinjtoze.

Dhe këtë e bëri sepse nuk donte, jo se nuk dinte!

Kryeministri që listom veç dështime dhe rrënim të arsimit:

-295 shkolla të mbyllura;
-3.5 milon euro te zhdukura për klasat inteligjente dhe në
Pandemi nxënësit shqiptarë mbetën dy vite pas në shkollim se infrastruktura digjitale ishte vjedhur;
-Rënie drastike e numrit të nxënësve dhe studentëve, largim masiv jashtë vendit;
-Vlerësimi Pisa 2022 listoi Shqipërinë të fundit për mendimin krijues, Arsimi Parauniversitar në ditët më të vështira;
-Raporti UNESCO 2024 tregon qartë: cilësi e ulët, kurrikula të vjetruara dhe të palidhura me tregun e punës, Arsimi i Lartë i rrënuar plotësisht.

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që po lë pas një gërmadhë dështimesh në arsim, dhe jo vetëm.

Fëmijët shqiptarë duhet të jetojnë e të punojnë me dinjitet në vendin e tyre.
Kjo qeveri i përzuri nga familjet, i tregoi pa kthim rrugët e botës.

Një qeveri kombëtare do të bëj më të mirën për ta dhe për familjet e tyre.
Dhe kjo do të jetë e Demokratëve Euroatlantikë.

Exit mobile version