Flakët e zjarrit vijojnë të shkrumbojnë prej 4 ditësh malin e Tomorrit, asnjë reagim nga qeveria

Flakët e zjarrit vijojnë të shkrumbojnë kurorën me pisha në malin e Tomorrit. Në ditën e katër të rënies së zjarrit nuk është mundur që të bëhet shuarja e flakëve, ndërsa gjatë natës janë përhapur disa vatra të reja të zjarrit.

Terreni shumë i vështirë në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve në pamundësi për të vënë në kontroll flakët.

Pamjet e zjarrit janë regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit se ditës se sotme ku shihen qarte disa vatra te zjarrit. Ndërkohë sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri me tani janë djegur rreth 20 hektar. Por një problem është se nga djegia e pishave që janë në lartësi rrezikohet përhapja e vatrave të reja të zjarrit.

Më herët Presidenti Meta reagoi pas zjarrit të rënë në malin e Tomorit, duke i bërë thirrje institucioneve vendore dhe atyre qendrore që të ndërhyjnë për të lejuar shkatërrimin e pasurisë publike.

Ai gjithashtu, apeloi që strukturat përgjegjëse të marrin masa për të neutralizuar çdo vatër zjarri dhe se sipas tij çdo indiferentizëm i treguar nga institucionet është shpërdorim me përgjegjësi ligjore.

Mos marrja e asnjë mase për shuarjen e flakëve në malin e Tomorrit është kriminale!

4

Exit mobile version