Messi nga sot është lojtar i lirë

Lionel Messi është lojtari i lirë zyrtarisht, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Megjithëse Barcelona shpresonte se Messi do ta nënshkruante një marrëveshje të re me klubin para 30 qershorit, 34-vjeçari nuk e bëri dhe tani nuk i përket asnjë klubi.

Barcelona beson se Messi do ta nënshkruajë marrëveshjen e re herët a vonë, por statuti i tij si lojtar i lirë do ta shqetësojë klubin dhe tifozët.

Messi ishte zyrtarisht lojtar i Barçës që prej 8 janarit 2001, kur ai e kishte formalizuar përkushtimin e tij për klubin në një pecetë fillimisht dhe palët dëshirojnë ta vazhdojnë këtë përkushtim të gjatë.

Përfaqësuesit e Messit dhe Barça janë në bisedime për vazhdimin e bashkëpunimit.

Por sipas mediave në Spanjë, gjetja e një marrëveshje të re është paksa e vështirë, për shkak të natyrës së kërkesave të Messit dhe gjendjen së pasigurt financiare të klubit.

Përveç aspektit financiar, Messi në veçanti dëshiron garanci se klubi katalonas do të ndërtojë një ekip garues përreth tij për sezonin e ardhshëm.

Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit në sezonin e fundit 2020/21, por dështoi keq në dy prej synimeve kryesore, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version