Flet fituesi i Prishtinës: Luftën e kam me kaosin urban, Kurtin do ta ftoj në zyrë

“Luftën e kam me kaosin urban”. Kështu deklaroi për Euroneës Albania kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.

  1. Rama nëvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe z. Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi z. Rama.

Gjatë intervistës, kryetari i zgjedhur u shpreh se e priste fitoren dhe kishte se kishte hyrë në garë për të fituar.

Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e komunës dhe bisedojmë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.

Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë.

Exit mobile version