Vettingu në politikë/ Basha: Ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni

“Vettingu në politikë”/Basha: Ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë.

Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rinjtë e të rejat, që bllokon përparimin në rrugën drej BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve dhe pasigurisë.

Ndaj në një ditë si kjo, ku do të filtet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.

Sepse ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë.

Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme nga shtete më të pasura e të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre.

Exit mobile version