Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë jo nën petkun e ambasadores së SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.
Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, nënkryetarja e PD-së, Flutura Açka, shkruan se “u kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë!”
Deputetja e PD-së, shkruan më tej se për 33 vite Shqipëria u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformuan demokracinë.
“Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.” – përfundon nënkryetarja e PD, Açka.
Më poshtë postimi i plotë:
She is back! And we know why.
U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë!
Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.
Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.