FMN paralajmëron: Kriza politike dëmton ekonominë

Raporti i FMN për Europën Qendrore e Lindore vlerëson se rritja mbetet e qëndrueshme në pjesën më të madhe të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), e mbështetur nga politika të favorshme dhe e udhëhequr nga konsumi në zgjerim. Pavarësisht nga inflacioni ende i ulët, rikuperimi ciklik vlerësohet që të jetë afër përfundimit në këtë zonë të rajonit, teksa përqindja e papunësisë po bie në nivelet e parakrizës, rrogat po rriten vazhdimisht, kredia po rikuperohet. Në Federatën e Shteteve të Bashkuara (CIS), kursi i tkurrjes ka qenë duke u zbutur në Rusi, ndërsa çmimet e naftës po u afrohen çmimeve të ulëta, ndërsa pjesa tjetër e CIS-së po del gradualisht nga rënia, si rrjedhojë e kërkesës së jashtme të përmirësuar. Për rajonin, si pjesë e tërë, rritja e GDP-së është projektuar që të arrijë 1.3% më 2016 dhe 2.1% më 2017, duke reflektuar në shkallë të gjerë panoramën e përmirësuar të CIS-së.
Rreziqet janë të anuara nga ana negative. Disa rreziqe, të tilla si ritmi i normalizimit të politikës monetare në ekonomi të avancuara dhe kriza e refugjatëve në Europë, duket më pak e spikatur sesa gjashtë muaj më parë. Rreziqe të tjera, të tilla si ato të shoqëruara me mosmarrëveshjet politike në rritje, me pasigurinë në dukje të brendshme dhe pasigurinë e politikës, janë bërë më të theksuara.
Pavarësisht nga impakti modest deri tani, efektet afatgjata të Brexit-it janë të paqarta, sidomos me pasiguritë që kanë të bëjnë me marrëveshje të reja ekonomike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian.
Politikat makroekonomike duhet të arrijnë një balancë midis mbështetjes së rritjes afatshkurtër dhe rindërtimit të rregullatorëve fiskalë. Gjatë periudhës afatshkurtër, politika monetare duhet të qëndrojë e favorshme, duke pasur parasysh inflacionin e ulët. Politika fiskale pritet që në përgjithësi të jetë neutrale ose në zgjerim, me shumicën e vendeve që kanë deficite strukturale fiskale. Në vendet kur rritja e qëndrueshme ka vazhduar për një numër vitesh dhe kurset e papunësisë janë kthyer te shifrat e niveleve të parakrizës, atëherë këto kohë relativisht të mira duhet të përdoren për të rindërtuar rregullatorë fiskalë sa më shumë që të jetë e mundur me masa që favorizojnë rritjen.
Megjithatë, rritja e fuqishme afatmesme kërkon reforma të mëtejshme strukturore, thekson raporti.
Tendenca e rritjes është shumë poshtë niveleve të parakrizës. Duke marrë parasysh investimin e ulët dhe të dhënat demografike të pafavorshme, vendet e CESEE-së mund të mos jenë në gjendje që ta ruajnë rritjen e tanishme të fuqishme pa një rritje të konsiderueshme të produktivitetit. Rritja e investimit dhe produktivitetit mund të kërkojë reforma të mëtejshme strukturore të fokusuara në fuqizimin e institucioneve dhe në rritjen e efikasitetit qeveritar. Kjo e fundit është fokusi i raportit të Çështjeve Ekonomike Rajonale të Vjeshtës 2016.
Nevoja për të gjallëruar rritjen potenciale dhe për të rindërtuar rregullatorë fiskalë vendos një prim në përmirësimin e menaxhimit të investimit publik dhe në administrimin e taksave në CESEE. Duke ditur që shumica e vendeve në rajon kanë një hapësirë në fondet kapitale publike dhe infrastrukturë, relativisht me Europën e avancuar, ekziston një sferë e fuqishme për investim publik, e cila – nëse kryhet me efikasitet – do ta fuqizojë rritjen potenciale në rajon. Në të njëjtën kohë, shumë vende të CESSE-së ende po ballafaqohen me deficite të mëdha fiskale. Në këtë kontekst, përmirësimi i institucioneve të menaxhimit të investimit publik dhe administrata e taksave mund të ndihmojnë për të çliruar burime shtesë që mund të përdoren për të fuqizuar investimin publik ose për të reduktuar deficitet e larta fiskale.
Bërja e investimit publik më efikas do të kërkonte përmirësimin në menaxhimin e investimit publik, thekson raporti i FMN-së. Përmirësimet e mëtejshme duhet të fokusohen në alokimin dhe implementimin e sistemeve dhe procedurave, ku hapësira për përmirësim është tepër e madhe në shumicën e vendeve në rajon. Vendet CESEE që nuk u përfshinë në BE, gjithashtu do të përfitonin nga rritja e transparencës së implementimit, duke siguruar disponueshmëri të menjëhershme të fondeve, si dhe përmirësimin e rregullatorëve të kompanisë dhe menaxhimin e Partneriteteve Publike Private (PPPs). Në vendet CESEE të BE-së, institucionet e menaxhimit të investimeve publike shoqërohen me përvetësimin më të lartë të fondeve të BE-së.
Përmirësimet në administratën e taksave duhet të synojnë në reduktimin e hapësirave të shmangies ndaj taksave. Edhe pse shumë vende në rajon kanë elementë thelbësorë të administratës moderne të taksave, hapësirat e shmangies ndaj taksave janë ende të mëdha. Përpjekjet e reformës duhet të fokusohen në sjelljen e marrëveshjeve institucionale në përputhje me praktikat më të mira (në vendet ku mbledhja e taksave nuk është e bashkuar në një institucion të vetëm, ose ku mungon një strukturë funksionale), në përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit (IT), në fuqizimin e përqasjes së menaxhimit të rrezikut në nënshtrim ndaj taksave dhe në përmirësimin e përmbushjes operative (sidomos në vendet ku borxhi i taksave është i lartë).
Rritja e efikasitetit të investimit publik dhe administrimit të taksave mund të sjellë përfitime tepër të mëdha. Duke reduktuar hapësirat (e parashikuar relativisht me standardet e matjes të nivelit të të ardhurave), vendet e CESEE mund të sigurojnë midis 2 dhe 4% të GDP në kursime fiskale në një periudhë afatmesme, që mund të përdoret ose për investim publik, ose për konsolidim fiskal. Duke përdorur vlerësime të përafërta standarde për koeficiente investimi publike, sugjerohet që rritja e nivelit të GDP-së nga një investim i tillë shtesë mund të jetë 2-4% gjatë periudhës afatmesme. Gjithashtu ka edhe përfitime më të gjera kur ekzistojnë institucione më të mira publike, duke përfshirë edhe aktivitete më të pakta të paligjshme.

Exit mobile version