“Foltorja, pa ofertë zgjedhore”, deputeti demokrat: PD ka vetëm dy anëtarë në komision. PS ka kufizuar kërkesat tona

Gazment Bardhi ka bashkuar forcat me deputetët e PL-së për të larguar Enkelejd Alibeajn nga karrigia e bashkëdrejtuesit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Këtë të enjtë, kreu i grupit më të madh të opozitës, ka çuar për të dytën herë në Kuvend listën e tij për përbërjen e Komisionit të Zgjedhores, që vendos në vend të Alibeajt, Oerd Bylykbashin e Foltores.

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu theksoi se PD-ja ka vetëm dy anëtarë në komisionin për Reformën Zgjedhore ndërsa e cilësoi një mashtrim atë që thuhet se partia është në maxhorancë në këtë komision. Ai shtoi se Nikolla do të duhet të sigurojë kushtet për zhvillimin e mbledhjeve të këtij komisioni.

“Ajo nuk qëndron është që totalisht është mashtrim, fakti që thuhet se PD është në maxhorancë në atë komision. Janë pesë deputetë te Rithemelimi dhe Bardhi dhe dy të PD zyrtare. Ajo që kërkon Bardhi dhe kolegët e tjerë në atë llogore, nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore por që të kemi ne bashkëkryetarin. Dua të dëgjoj një ofertë politike si PD, që ka bërë një tur dëgjesash, prezantimi të asaj pune në raport me reformën zgjedhore, ka paraqitur sot ato që quhen lista të hapura, votimi elektronik, e diasporës, dhe dua të përmend një fakt, sepse thuhet shpesh se nuk është mbledhur komisioni i reformës. Është mbledhur në shtator 2022, dy herë në nëntor 2022 dhe dhjetor 2022 me propozime përkatëse që i bëmë edhe për zgjedhjet lokale. Dhe të gjitha kërkesat tona për mbledhje dhe vazhdim të aktivitetit të komisionit, PS i ka kufizuar.”,
u shpreh Agalliu.

Ai akuzoi PS se po bashkëpunon me Foltoren për këtë çështje.

“Këto janë prita të organizuara nga të dyja palët. Kemi nisur një shkresë kryetares së Kuvendit ku i themi që të sigurojë kushtet normale të zhvillimit të mbledhjes së komisionit sepse është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e saj. Nuk mund të mbahet peng aktiviteti parlamentar. Njerëzit gjykojnë nga aktet dhe bashkë me kolegët që besoj se kanë qëndruar në ditët më të vështira të PD, kemi bërë disa akte që jo vetëm se kanë shtyrë PD drejt greminës por kemi bërë të kundërtën. Nuk mund të bëheshim palë në një parlament ku për të votuar heqjen e imunitetit të Berishës duhet të diskutosh dhe arsyet të cilat ti po voton. Nikolla të marrë masat që të zhvillohet një aktivitet normal. Kemi qenë në seanca, ishim sot, dhe më përpara kemi qenë. Nuk mund të shkojmë në parlament dhe të bëhmi lolo e Ramës dhe Nikollës dhe të ngremë kartonin dhe të votojmë pa thënë arsyen pse. Sot në rendin e ditës, kaluan për 11 minuta. Nuk jepet fjala aty sepse Nikolla kërkon të krijojë kushte normale për zhvillimin e aktivitetit duke iu thënë kolegëve uluni.“, u shpreh ai.

Exit mobile version