Loja në parlament/ Opozita Bardhi&Berisha i fryjnë bilbilit, Rama u heq ish-pronarëve 30 mln euro

Pak ditë më parë doli lajmi se AlbControl është në prag të falimentimit, edhe pse normalisht konsiderohet si një nga ndërmarrjet shtetërore më të pasura.

Ky prag-faliment, në fakt ka ardhur si pasojë e bllokimit të fondeve të kësaj shoqërie të navigimit të trafikut ajror të Shqipërisë, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në favor të Francesco Becchetti, sipas të cilit duhet të paguhen nga buxheti i vendit, plot 120 milion euro.

Edhe pse Edi Rama është mburrur se qeveria nuk do ta paguajë këtë shumë marramendëse, gjobë e cila ju vendos Shqipërisë vetëm si pasojë kapricos së tij, efektet tashmë po ndihen te bllokimi i llogarive në Europë, të AlcControll në Europë.

Pas situatës emergjente në kompani, qeveria shqiptare e vënë në siklet të madh pasi nuk po gjendet likuidet as për rrogat e punonjësve, përgatit një Akt Normativ urgjent për këtë çështje.

Dhe pikërisht sot, (E enjte 25 janar 2023), në parlamentin kur opozita Berisha&Bardhi i frynte bilbilit, mazhoranca miratoi shpejt e shpejtë Aktin Normativ me anë të të cilit plot 30 milionë euro nga fondet e ish-pronarëve, i kalojë si huadhënie AlbControl-it.

Kjo manovër e Edi Ramës për të shpëtuar sot për sot AlbControll i cili po vuan pasojat e vendimeve arbrtrare të vetë kryeminstrit, as u debatua, as u denoncua dhe madje as u kuptua nga shqiptarët dhe ish- pronarët që e pësojnë në kurriz të tyre.

Dhe kjo vetëm, pasi “opozita” e egër Berisha&Bardhi, i krijoi kushtet mazhorancës që duke i fryrë bilbilave, ta votonin Aktin Normativ brenda 11 minutave bashkë me 4 ligje të tjera të rëndësishëm./Alfapress.al

Exit mobile version