Ndërsa në Gjykatën e Lartë po mbahet gjyqi për vulën e PD-së, Sali Berisha ka thirrur protestë para ambienteve të saj. Në krye të protestuesve janë deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi dhe disa zyrtarë të tjerë të Rithemelimit. Siç shihet nga pamjet me dron, vihet re një prezencë e pakët protestuesish.
Sot seanca po zhvillohet për rekursi që grupi i Rithemelimit depozitoi për vendimin e 3 Marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës së PD-së. Seanca ka nisur në orën 09:00 dhe po shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule.