Rithemelimi “bllokon” Tiranën/ Trafik i rënduar për shkak të protestës, qytetarët zbresin nga autobusi në mes të rrugës

Trafiku është rënduar në Tiranë, si pasojë e protestës së opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët zbritën nga autobusi për ta vazhduar rrugën në këmbë. Protestuesit kanë kërkuar të kthehen mbrapsht makinat.

Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie, pasi ish-kryeministri po mban protestë. Protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka nisur para pak çasteh, për të vazhduar më pas para Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Exit mobile version