Me pranga në duar, ish- ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision.
Prokuroria e Posaçme dha leje që Repaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision.
Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.