Foto të papublikuara më parë të Ibrahim Rugovës në Tiranë

Nga Beqir SINA – New York

(2 Maj 1995) Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe në vitin 1995, pas 50 vjetësh sipas amanetit që kishte lënë dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri, me një vendim të posaçëm të ish- Presidentit të parë demokrat Shqipërisë Dr. Sali Berisha. Ndërkohë, që kjo ngjarje e madhe lidhej e tëra edhe me disaporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, një delegacion i përzgjedhur i Vatrës, me patriot e atdhetar, klerikë të shquar, shoqëruan në Tiranë, dhe morën pjesë në ceremoninë zyrtare organizuar nga shteti shqiptarë, për kthimin e eshtrave e Faik Konicës në Shqipëri.
Ky ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare, thotë veprimtari i dalluar i komunitetit, patriot e atdhetar, Gani Perolli, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni, dhe ka sjellur nëpërmjet medias sociale – llogarisë së tij në Facebook, disa fotografi të papublikuara më parë, ku tregohet se si shqiptarët e Amerikës, dhe liderit shqiptar të asaj periudhe nderojnë ashtu siç i takonte dhe e kishte lënë amnaet vet Faik Konica.
“Ai, qe një zë i fortë i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ky “njeri me kulturë të lartë” (thotë Noli), “Enciklopedi shëtitëse” (të G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare”.

Njëri prej liderve shqiptar, ish-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, simbas këtyre fotografive ka marrë pjesë në atë ceremoni, duke nderuar zyrtarisht më 2 Maj – 1995 në Tiranë, shkruan Gani Perolli, në diçiturën e kësaj fotografie duke treguar se ato janë duke bërë nderim Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi para arkivolit te Faik Konices më 2 Maj – 1995 në Tiranë .
Po ashtu zoti Gani Perolli ditë më parë ekspozoi edhe një fotografi të delegacionit nga Amerika, që bënë organizimin e dërgimit të eshtratve të Konicës në Tiranë, ku në mesin e tyre ishin dhe ish Kryetari i Vatrës – Presidenti i Nderit, figura më emblematike e Vatrës, inxhinier Agim Karagjozi, i cili kryesojë delegacionin e shqiptarve të Amerikës me veprimtar të tjerë : Musli Mulosmanaj, Agim Rexha,Gani Perolli, Isa Hoxha,Dom Pjeter Popaj, Zef Balaj, Shefqet Vata, Arif Selmani, Ibrahim Kolari, Lavdrim Cami, Ipanjphur, Bruno Selimaj, Isa Ndreshaj, Zudi Karagjozi, Agim Kelmendi, Majram Cubi, Sinan Kamberaj, Selahedin Velaj. (Fotot nga Gani Perolli)

30073594 1865145236883721 18771768134369255 o

Exit mobile version