Shkencëtarët zbuluan se kujtimet tona lënë shenja të qarta dhe unike gjenetike në trurin tonë.
Deri te ky zbulim mahnitës kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit Hebrenj të Jerusalemit, të cilët pohojnë se këta markerë gjenetikë mund të përdoren për të “zbuluar” shqetësimet pasi një person të ketë vdekur, shkruan Daily Mail.
“Në pyetje është një qasje magjepsëse, megjithatë duhet të arrini në vendin e ngjarjes shumë shpejt, duke marrë parasysh që proteina do të fillojë të ndahet disa minuta pas vdekjes”, ka thënë doktor Kli Varburton nga Universiteti i Bristolit.
“Kjo metodë ndoshta nuk do të jepte më shumë informacione nga forenziku më i mirë, por nuk do të isha i befasuar nëse do të xhirohej një film për këtë”, shtoi Varburton.
Shkencëtarët kanë dashur të zbulojnë se si truri ruan kujtimet në lidhjet e reja ndërmjet neuroneve. Është e njohur se ky proces zhvillohet duke bërë që truri të përdorë proteina të reja, të cilat kontrollojnë gjenet.