Franca do të përshpejtojë procedurat për Haradinajn

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj së shpejti do të lirohet plotësisht, pas vendimit për lirimin me kusht nga drejtësia franceze.
Vendimin e autoriteteve të drejtësisë franceze për lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Veseli, e ka vlerësuar si hap të parë drejt lirimit të plotë.
Në një komunikatë për mediat nga Kuvendi thuhet se “kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë”.
Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletarresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika.

Exit mobile version