Fundi i Berishës në politikë, Mërtiri: Ja pse i duhet PD-ja

Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë televizive, u shpreh se Sali Berisha është e qartë që është drejt fundit, por problemi është se ka një bestytni te radhët e atyre që e ndjekin që ai do lëri një pasardhës.

”Mesa shoh unë, një pjesë aty pretendojnë që të jetë Luli i ardhshëm dhe disa të tjerë mendojnë që Berisha do të tërhiqet një ditë dhe ky do ta trashëgojë atë. Ndërkohë, që është e qartë që Berisha nuk ka besim te cilido. Duke qene non grada, duke qene i sulmuar nga SPAK-u dhe ishte i detyruar.

Në këto kushte ai do ta vazhdoj vetë vallen, e para se nuk ka besim te njëri dhe e dyta se e ka PD-në tashmë dhe e do jo për të fituar, jo për të vazhduar opozitën, por për të mbrojtur veten nga amerikanët.

Në qoftë se ai ka një vartës aty, nuk ç’i duhet. Atij i duhet të mbrohet duke besuar që amerikanët nuk do ta sulmojnë sepse amerikanët nuk do duan të prodhojnë një lajm sikur Amerika po godet apo po burgos liderin e opozitës. Për kaq i duhet PD-ja’. është shprehur Mërtiri.

Exit mobile version