Pas Blinkenit dhe një padi për CDU/CSU!

Nga Ermal Peçi

Në të gjithë këto zhvillime mediatike qytetarët me të drejtë janë aq shumë të çorientuar sa politika me skenat dhe akuzat e përditshme po ju shpifet. Interesi i qytetarëve është shtuar pafund për të parë show-politikë, por besimi për zgjidhje tek kjo klasë politike është minimizuar në atë pikë sa klasa politike nuk po ofron më shpresë. SPAK është bërë vija ndarëse e shoqërisë me politikën, një klasë politike, e cila e anatemon SPAK-un, por edhe një shoqëri e cila e pret çlirimin nga politikanët e trazicionit nga ky mekanizëm, në krijimin e së cilës janë investuar partnerët tanë strategjikë SHBA-të.
Vizita zyrtare e SPAK në SHBA po mundohet të kalohet pa vëmendjen e duhur nga ana mediatike, por dhe mesazhet që jep kjo vizitë. Faqja e Ambasadës Amerikanë në Shqipëri po mundohet të përforcojë ditë për ditë arsyet e kësaj vizite, por dhe takimet me përfaqësuesit e lartë të Departamentit të Shtetit, agjentë të FBI-së dhe DEA-s. Këmbanat bien për ata që kanë veshë ta dëgjojnë jehonën e tyre, por mesa duket opozitës së Rithemelimit dhe Ilir Metës i intereson që jehona e kësaj këmbane të mos dëgjohet nga qytetarët. Rithemelimi i Berishës ka ditë që bën zhurmë dhe gjen mekanizma për t’ju thënë qytetarëve për padrejtësinë e madhe që po ju bëhet. Kërcënojnë, zhvillojnë përplasje fizike, ndërpresin komisione, por kjo nuk sjell asnjë rezultat për jetën e qytetarëve. Vetëm e vetëm duke u kthyer në zhurmues për mos t’u dëgjuar lajmi i vërtetë, i cili është mbështetja që SHBA-të që po i japin SPAK-ut me asistencë profesionale dhe teknike për të rritur forcën e saj goditëse ndaj klasës politike, e cila është mumifikuar përgjatë këtyre 33 vite.

SPAK është kthyer në një mollë sherri dhe midis ndërkombëtarëve, të cilët vijnë dhe takojnë përfaqësues të klasës politike, i tillë ishte edhe rasti i Krichbaum, i cili pasi bëri një takim me Kryetarin e PD-së Lulzim Bashën doli në një konferencë me gazetarët dhe mori në mbrojtje SPAK-un. Kaq mjaftoi që Rithemelimi të niste ofensivën e vet politike ndaj Krichbaum, duke akuzuar për axhenda personale dhe kërcënuar me padi civile. Gjatë ditës së sotme për televizionin Ora NEWS ka pasur një reagim zyrtar nga CDU/CSU ku shprehej se deklaratat e Z.Krichbaum cilësohen ose konsiderohen si deklarata zyrtare nga Grupi Parlamentar të CDU/ CSU. E gjithë kjo tregon teatrin e deklaratave dhe të papërgjeshmërisë politike që kanë politikanët tanë në raport me të vërtetën.
Kështu pas padisë që ngrite ndaj Blinkenit Berishë, ngri dhe një padi ndaj CDU/CSU sepse Krichbaum ata përfaqëson./dritare.net

Exit mobile version