Marrëveshja e kohëve të fundit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përveçse përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të stabilizimit në zonën MENA (Middle East and North Africa), ka parashikuar një seri protokollesh integruese bilaterale në temat e sigurisë, novatorizmit teknologjik, të tregëtisë ndërkombëtare e detare, të telekomunikacioneve, por edhe në sektorët e bujqësisë, mbrojtjes e shërbimeve të inteligjencës, shëndetësisë, turizmit dhe energjisë.
Duke u ndalur pikërisht mbi segmentin e energjisë, Izraeli është tashmë në gjendje që të konfrontohet në mënyrë autoritare edhe me vendet që janë tradicionalisht lider në prodhimin e hidrokarbureve (naftë dhe gaz natyror). Faktikisht, pas dekadash varësie, prej disa vitesh Izraeli po e rrit ndjeshëm autonominë energjitike, duke qenë një prej dy sektorëve në ekspansion progresiv.
Po fillojmë duke analizuar të dhënat kryesore energjitike të vendit në vitin 2019 (burimi CIA World Factbook): prodhim elektrik 63.09 miliard kilovatorë, prej të cilëve 5.2 miliard të eksportuar dhe me një konsum prej 55 miliard kilovatorësh; një prodhim nafte gjithsesi domethënës dhe në zhvillim potencial; një rritje eksponenciale e prodhimit dhe e konsumit e gazit natyror (prodhim nga 1.55 miliard metra kub në vit në 2010 në 7.9 miliard metrat kub e 2019; një konsum prej 3.68 miliard metra kub në 2010 në rreth 10 miliard metrat kub e 2019). Në mënyrë të veçantë, të dhënat e rritjes së prodhimit dhe konsumit të gazit natyror janë efekt i individualizimit, zhvillimit dhe vënies në prodhim të impianteve offshore operative në ujërat territoriale izraeliane. Brenda kësaj hapësire detare referuese vendburimet e individualizuara janë të ndryshme: duke filluar nga më i rëndësishmi, Leviathan (prej pak kohësh në aktivitet, me potencialitete të mëdha zhvillimi dhe i kontrolluar nga Spa USA Noble Energy dhe nga izraelianet Delek Drilling e Ratio Oil), për të vijuar më pas me të tjerët si Tamar, Tanin, Karish, Dolphin, Dalit, Noa e Mari B. Një “bllok” prej 212 miliard metrash kub prodhim vjetor.
Këtij potenciali të drejtpërdrejtë i shtohet ajo që është përcaktuar në janar midis Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Izraelit lidhur me menaxhimin e vendburimit Marine Gaza (potencialitet prej 32 miliard metrash kub gaz), i ndodhur 22 milje detare në afërsitë e brigjeve të Gazas. Pas një kundërshtie të gjatë lidhur me titullaritetin e ujërave territoriale midis palestinezëve e izraelianëve dhe heqjes dorë nga shfrytëzimi nga ana e kompanive të ndryshme ndërkombëtare të naftës, Palestine Investment Fund, i ngarkuar për traktativën nga Autoriteti Kombëtar Palestinez, ka arritur me palën tjetër një marrëveshje lidhur me gazin e nxjerrë, i cili do të komercializohet nga kompani izraeliane. I lidhur me këtë marrëveshje duhet të rifitojë peshë një projekt i vitit 2015, që parashikon ndërtimin e një gazsjellësi drejt Rripit të Gazës, që do të garantonte transportimin e 1 miliardi metrash kub gaz në vit nga Negevi. Ky projekt duhet të mbështetet nga financime europiane në garanci të marrëveshjes së armëpushimit afatgjatë midis Hamasit dhe shtetit hebraik.
Përveç këtij protagonizmi në sektorin e gazit natyror, Izraeli po fiton një pozicion strtaegjik interesant edhe në të gjithë fushën petrolifere:
• Në ciklin e logjistikës tashmë të konsoliduar me naftësjellësit Eilat – Askelon (Trans-Israel Pipeline, konkurrues me naftësjellësin egjiptian Sumed dhe, për pasojë, alternativ ndaj kalimit të Kanalit të Suezit; Askelon – Haifa; Askelon – Ashdod, që transportojnë naftë nga Deti i Kuq në Mesdhe dhe rafineritë izraeliane, të menaxhuara nga EAPC (Euro Asia Pipeline Co.), kompani e kontrolluar nga qeveria izraeliane, që deri në vitin 1979 (viti i revolucionit shiit në Iran) paraqitej me kapital të përzier izraeliano – iranian. Prej disa vitesh Izraeli i ka lejuar kompanive iraniane të transportojnë naftë nëpërmjet rrjetit të naftësjellësve të EAPC; sot për sot nuk është e ditur nëse këto lejime janë ende në fuqi apo jo; sistemi i sigurisë izraeliane i konsideron të rezervuara informacione të tilla.
• Në prodhimin e naftës, duke aktivizuar prodhime të reja onshore në Lartësitë Golan të besuara Afek Oil, grup privat i përzier izraeliano – amerikan dhe duke fuqizuar eksplorimet e prodhimet në Meged, në kapërcyellin midis territorit të Izraelit dhe Cisjordanisë në konçension kompanisë private izraeliane Givot Olam Oil Exploration dhe me rezerva të vlerësuara të naftës shistore në Shkretëtirën e Negev prej disa miliarda fuçishë (prodhime jokonvencionale deri më sot jo të autorizuara nga Parlamenti i Jeruzalemit).
Këtyre resurseve të reja të ardhura nga gazi natyror dhe nafta, Izraeli i shton një përvojë të konsoliduar në sektorin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Vendimi për të dalë nga dioksidi i karbonit brenda 2025 i ka përshpejtuar investimet për kërkimin në sektor dhe infrastrukturizimin e impianteve të reja, duke pasur parasysh që në vitin 2019 16.4% e energjisë elektrike të konsumuar vjen nga prodhime të mbështetshëm. Në vitin 2018 është inauguruar në Ashalim, në shkretëtirën e Negev, kulla më e lartë në botë për prodhimin e energjisë diellore (250 metra e lartë dhe 50000 heliostate). Së fundmi, në vitin 2020, qeveria ka njoftuar një investim prej di 250 milion shekelësh (62.5 milion euro) për një park eolik në Lartësitë Golan. Ndërhyrje të tjera janë programuar edhe në sektorin hidroelektrik dhe kompetencë e kompanisë me kontroll shtetëror Israel Elettric Corporation, e impenjuar sidomos në këta sektorë novatorizmi dhe zhvillimi të burimeve të rinovueshme.
Kjo sintezë demonstron se po hapet një horizont i ri për Izraelin, i cili ka ambicien për t’u imponuar edhe si lider energjitik në gjendje që të eksportojë energji drejt vendeve limitrofe (janë nënshkruar tashmë marrëveshje me Egjiptin dhe Jordaninë) dhe sidomos me nënshkrimin në janar të marrëveshjes me Qipron dhe Greqinë për realizimin e infrastruktursë së rëndësishme të transportit të gazit natyror, gazsjellësit Eastmed, që do të lidhë me një segment prej 1900 kilometrash vendburimet e cituara dhe të njohura izraeliane me Europën. Pas një periudhe të shkurtër rimendimi të strategjisë lidhur me një projekt të tillë, të detyruar nga paqartësitë ekonomiko – financiare të përcaktuara me shfaqjen e pandemisë së Covid 19, në muajin korrik qeveria izraeliane ka miratuar përfundimisht një plan investimi prej 6.9 miliard dollarësh për t’i dhënë mbështetje marrëveshjes së përmendur më parë të janarit për realizimin e gazsjellësit.
Ky skenar i mundshëm, bashkuar me konsolidimin e furnizimeve ujore (tjetër vlerë e shtuar për Izraelin), do ta forconte më tej rolin dhe praninë e shtetit hebraik në Lindje të Mesme, në zonën mesdhetare dhe përgjithësisht në dimensionin ndërkombëtar.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA