Fushata është për të ndërtuar alternativën, jo për të sulmuar njëri-tjetrin– Joni Myshketa thirrje për etikë dhe bashkim kundër së keqes

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Durrës, Joni Myshketa, ka bërë një thirrje publike në rrjetet sociale për të ruajtur etikën dhe standardin gjatë fushatës elektorale. Ai u drejtohet të gjitha forcave opozitare, duke theksuar se përballja e vërtetë nuk është mes njëri-tjetrit, por ndaj një pushteti që “po shpopullon vendin e po na largon vite dritë prej standarteve të BE-së”.

“Do ju lutesha duke kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos e ulni nivelin dhe standardin e fushatës duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj,” shkruan Myshketa. Ai paralajmëron se nëse Rama siguron mandatin e katërt, “këtu humbasim të gjithë, humbet një vend i tërë”. Sipas tij, alternativa e re nuk ndërtohet me fyerje apo aleanca të dyshimta, por përmes ndershmërisë, qytetarisë dhe programeve në shërbim të njerëzve.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅ Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

 

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!

Në kuadër të fushatës elektorale që është shumë pranë.

Një thirrje për të gjithë partitë, koalicionet, a formacionet politike opozitare pamvarësisht se jo të bërë të gjitha bashkë kundër Rilindjes Mavi siç do ishte e udhës, pasi beteja është kundër atyre që po shpopullojnë vendin e po na largojnë vite dritë prej standarteve të BE-së.

Do Ju lutesha duke kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos e ulni nivelin dhe standartin e fushatës duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj.

Nuk i bën askujt nder të merreni me teori dhe fyerje ndaj çdo formacioni a kandidati opozitar, nuk është aspak etike dhe normale për dikë apo cilëndo forcë politike që kërkon të jetë alternativë qeverisëse kundër etalonit më antikombëtar e cila ka emër ajo është Rilindja Mavi me në krye Ramën e rreshtat e tij.

Alternativa krijohet duke filluar nga vetja e jo duke denigruar konkurrentin me retorike e shtrëmbërime të së vërtetave.

Përballuni dhe kërkoni votën qytetare përmes vlerave, programeve të mundshme në shërbim të qyteteve, komuniteteve që përfaqësoni e jo përmes aleancave okulte me individë të papërshtatshëm e me gënjeshtra e intriga demode.

Kjo nuk duhet të jetë sfidë personale e askujt, por detyrim kombëtar për të zgjuar një popull të tërë, pasi vendi ka marrë tatëpjetën.

Këtu po fitoi mandatin e 4-ërt Rama, nuk fiton asnjë pamvarësisht mandatit personal të dikujt, këtu humbasim të gjithë, humbet një vend I tërë.

Mandatin e 5-stë nuk do mbetet më këmbë shqiptari e nuk ka ç’Ju duhet hiç mandati personal.

Kaq e thjeshtë është.

Besoj fort që secili prej nesh meriton më shumë.
Shqipëria meriton më shumë dhe për këtë secili prej nesh ka detyrimin të bëj diferencën përmes ndershmërisë, qytetarisë e jo përmes zullumit pasi me këtë të fundit nuk krijohet alternativë

Exit mobile version