Gabimet ju, fajin ne!

Nga Sebastian Zonja

tudiot televizive nuk janë auditore që të korrigjojnë gabimet e së ashtuquajturës elitë intelektuale. Për të mos marrë përgjegjësi mbi supe, fajin del se e ka media.

Është hartuar dhe firmosur një peticion ku apelohen moderatorët e emisoneve të mos ftojnë në studio njerëz të cilët flasin qesim për çështje shkencore dhe albanologjinë.
Faktikisht, gjysma e atyre që kanë firmosur, me në krye ata që e udhëheqin, kanë marrë pjesë me zell tek emsionet e Marin Memës, i cili është kontributor kryesor për diabetin mendor dhe amullinë e fakteve historike, duke dalë hero që lufton me grekët e serbët në truallin e antikitetit dhe mesjetës. Vdesin për pak reklamë dhe fonde qeveritare.

Të gjithë ata që kanë firmosur janë pjesë e stafeve pedagogjike dhe kur ngrihen problemet e arsimit, dalin a s’dalin publikisht veç 15 prej tyre. Në thelb, fakti se shumë e më shumë po besojnë se Toka është e sheshtë dhe shqipja është mëma e gjuhëve, është faji i drejtëpërdrejtë i këtyre që kanë çuar arsimin në këtë derexhe që s’e merr dot më veten – me lidhjet nepotike, korrupsionin dhe marrjen e titujve pa studime shkencore të mirëfillta. Këta që uzurpojnë karriget me tituj të rremë janë po aq të dëmshëm sa ata që flasin jerm nëpër emisione.

Këtu duhet reformuar arsimi dhe t’i kushtohet vëmendje maksimale, se nuk janë auditore që të korrigjojnë gabimet tuaja, studiot televizive.

Exit mobile version