Gadishulli Ilirik jo autokracisë po demokracisë, jo Rusisë po SHBA-së dhe Europës!

Nga Azgan Haklaj

Në këtë “lojë” të madhe dhe të rëndë pankozmike që po kulmon me luftërat e përgjakshme si kryqëzatat mesjetare në Ukrainë dhe në Gaza, na shfaqen si në estradë lojtarë periferikë kryesisht në Ballkan që pretendojnë të bien në sy e po përpiqen të deshmojnë se ata kanë në dorë fatet e Gadishullit Ilirik e më gjërë, ani pse me lodrat e tyre demtojnë kombet e popujt e vet.
Një analizë e detajuar do të donte vëmendje e imtësi ndaj thjesht po përmend disa raste të fresketa në rajonin tonë që më shumë limitohen në Ballkan sesa ndikojnë në gjeopolitikën ndërkombëtare.
Albin Kurti i verbuar nga narcizmi e mitomania dhe etja për populizëm e paternalizëm shqiptar dhe instalim autokracie rrezikon deri në tronditje të marrdhënieve të Kosovës me kryealetatin tonë nacional SHBA.
Kaq shumë e dominon verbëria prej megalomani sa mendon se luan me superfuqinë e globit duke bërë vetë gjelin e pas pak duke e përdorur Vjosa Osmanin si pulë.
Maskën e tij ia çorrën dy simbolet kombëtare Ramush Haradinaj i cili deklaroj se Putinin e ka ndihmuar më shumë Albin Kurti se sa do ta ndihmonte ai veten dhe sllogani i Ali Ahmetit
“Jo Rusisë po Europës” për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut me dt 24 prill dhe 8 maj.
Kryeparlamentari proserb i Malit te Zi Mandiç i cili u shfaq në krah të autokratit Vuçiçit në Beograd duke festuar pas zgjedhjeve të grabitura aty pret pa dijeninë e aprovimin e presidentit Jokov Milatoviq e kryeministrit Milojko Spajiqit një kriminel të dizenjuar non grata nga SHBA, presidentin e Republikës SRPSKA Milorad Dodik duke rrezikuar stabilitetin në republikën anëtare të NATO-s dhe kandidate për në BE.
Protestuesit e shumtë që kundërshtonin këtë provokim të rëndë thërrisnin njëzëri parë parlamentit të Malit të Zi:
“Nuk i duam të dërguarit e Putinit”.
Një tjetër non grata ndonëse në grahmat e fundit politike e humane marshalli Sali Pullazi megjithëse verbalisht deklarohet si babai i nacionalizmit dergon sejmenët e tij Gjekmarkaj në Athinë e dyshen Noka -Boçi në Janinë për të kontaktuar me liderët e megalidhesë.
Kësaj marrëzie anti demokrate e antikombëtare kryefoltoristi i parapriu me nominimin e turpshem të Belerit për kryetar bashkie në Himarë.
Ata që sado pak e njohin Sali Berishën e dinë mirë se atij sot nuk i qan zemra për fatin e Belerit por për pronat miliardëshe të Jamarbërit e Shkelzenit.
Ndërkohë kur foltoristët vajtonë në Athinë për hallet e veta,Lulzim Basha takohet me komisionerin e BE-së Varhelyi dhe i prezanton doktrinën e PD-së për reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit për çlirimin e demokracisë nga pengmarrja.
Kryeministri sulltani Edi Rama me sjellje tribale, tipike feudale turpëron hirarkinë etatiste të një vendi që pretendon të jetë demokratik duke injoruar presidentin e republikës e duke e privuar nga alfa e obligimeve kushtetuese si komandanti suprem i forcave të armatosura pasi që thelbi i këtij samiti me Zelenskin ishte pikërisht ndihma ushtarake.
E për më tepër Edi Rama që privatizon çdo samit e veprimtari ndërkombëtare sikur të kishte ftuar bashkë fshatarët e Surrelit në bujtinën e tij nuk shqipton as formalisht një kërkesë logjike ndaj presidentit Ukrainas për njohjen e Kosovës.
Do të ishte në nderin e kryeministrit tonë i cili ka privatizuar protokollin e shtetit të përfshinte në protokollin e këtij samiti z.Lulzim Basha si kreu i opozitës legjitime njëkohësisht reporteri dhe përmbaruesi i pronave kriminalele të Putinit dhe oligarkëvee gjakatarë të Kremlinit.
Këta shembuj që i radhita pa shumë koment tregojnë jo vetëm vogëlsinë e mentalitetin e vjeter të gadishullit tonë por së pari tentativën për tu gozhduar si lider jetë gjatë jashtë normalitetit demokratik pikërisht në gjurmët e kriminelit Putin apo të autokratit Erdogan. Natyrisht kjo është fantazi dritëshkurër pasi që shpejt gjërat qetësohen e kamera amerikane e euroatlantike që ka konservuar levizjet e tyre do të shfaqet me ndeshkim meritor për ta.
Pa dashur të bëj moralistin por si shqiptar e për interesa të kombit e trojeve tona etnike do deshiroja politikë e politikanë shumë më atdhetare e jo oratorë të shtirur ndërkohë që janë njerëz të shantazhuar nga korrupsioni i çmendur apo me keq nga ndonjë lugë çorbë e prishur që ua provokon e detyron vjelljen e herë pas herëshme.

Exit mobile version