Garon për EuroAtlantikët, Hysen Xhura: Pse zgjodha Lulzim Bashën dhe jo Berishën

Hysen Xhura, kandidat i koalicionit EuroAtlantikët për Qarkun e Tiranës, në emisionin “Të Pashoq” tha se arma më e fortë në këtë garë është se është “çun Tirone”.

Xhura tha se ka zgjedhur të garojë për partinë që drejtohet nga Lulzim Basha dhe jo për PD-në e drejtuar nga Sali Berisha për shkak sepse lista e kandidatëve të EuroAtlantikëve ka qenë më dinjitoze.

“Lulzim Basha ka drejtuar ato institucione që bënë të mundur jo vetëm liberalizimin e vizave, por edhe anëtarësimin në NATO”, tha Xhura.

Pse zgjodhe ti hyje politikës me të dyja këmbët?

Kam një karrierë të gjatë në politikë, këto janë ato shkallët që njeiu që kalon në jetë. Është momenti i duhur, kam pjekurinë e duhur për të kandiduar si deputet dhe të jap kontribution tim më së miri. Të kandidosh për deputet dhe të shkosh në Parlament, që është tempulli i demokracisë, kërkon një përfaqësim të mirë.

Është vënë në diskutim ky tempulli, vitet e fundit. Pse me Lulzim Bashën, pse jo me Sali Berishën?

Kam qenë, jam dhe do mbetem demokrat. Qenia në PD për shkak të siglës nuk të bën demokrat. Demokrat të bën bindja, vizioni. Vendimin e kam marrë edhe për listën e koalicionit EuroAtlantik. Kur kam parë listën më ka ardhur mirë sepse kishte njerëz dinjitozë. Për hir të së vërtetës, në listat e PD ka kandidatë që nuk janë të PD, nuk i përkasin PD

Ti personalisht ke vijë të kuqe Berishën?

Unë personalisht nuk kam vija të kuqe. Por ata që themeluan PD, qëndrestarët e PD, edhe unë, kemi luftuar gjithmonë për të mbrojtur idetë, idealet, me qytetari dhe punë. Nuk kam humbur rrugën asnjëherë.

Exit mobile version