Koha për të zgjedhur Shqipërinë

Dr. Eljan Kasa

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, qytetarët shqiptarë përballen me një vendim të rëndësishëm: të vazhdojnë me një qeverisje që ka prodhuar zhgënjim dhe varfëri, apo të zgjedhin një rrugë të re drejt zhvillimit dhe integrimit europian. Përse vota për Kualicionin Euroatlantik numëri 4 është votë për Shqipërinë?
Besimi te Rama është mosbesim ndaj Shqipërisë .Të besosh te Edi Rama pas 12 vitesh qeverisje do të thotë të injorosh realitetin e përditshëm: varfëria në rritje, papunësia e lartë, lidhet e politikës me krimin, një sistem arsimor dhe shëndetësor në krizë, dhe korrupsion i përhapur në çdo cep të administratës. Sipas një raporti të Transparency International, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon, me 57% të qytetarëve që raportojnë se janë kërkuar ryshfet dhe 47% që e kanë dhënë atë. Pa llogaritur përgjigjet e atyre që janë pjesë e tij.
Për më tepër, emigrimi masiv i të rinjve është një tregues i qartë i mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë në vend. Të mbështesësh një qeveri që ka dështuar në ofrimin e mundësive për qytetarët e saj është një akt që bie ndesh me interesat e Shqipërisë. Nga ana morale konsideroret tradhëti kombëtare.
Korrupsioni si pengesë për zhvillimin dhe integrimin
Korrupsioni i përhapur është një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Dallohet tashmë nga të gjithë mungesa e institucioneve të pavarura mbikëqyrëse, dhe ndërhyrja politike që pengon me dashje luftën kundër korrupsionit duke minuar kështu përpjekjet për reforma.
Ndërkohë që Shqipëria synon të përfundojë negociatat për anëtarësim në BE brenda dy viteve të ardhshme, siç është shprehur edhe përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, progresi në këtë drejtim kërkon përkushtim të vërtetë ndaj reformave dhe luftës kundër korrupsionit.
Votimi për Partinë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është një votë për vazhdimin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar. Përkundër premtimeve për drejtësi dhe transparencë, shumë figura të afërta me qeverinë kanë shmangur përgjegjësinë ligjore për veprimet e tyre. Gjysma e qeverisë është tek 7×7=313, pjesa tjetër ka zënë rradhën për atje ose te burgu në Kënete të Durrësit.
Nga ana tjetër, votimi për Partinë Demokratike, e cila ka qenë e lidhur ngushtë me figura si Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, është një hap pas në përpjekjet për një qeverisje të ndershme dhe transparente. Shikoni cilat figura përfaqësojnë PD-në, njerëz që nese SPAK do funksiononte gjatë qeverisjes së tyre me siguri që 95% e tyre do ishin votues nga qelitë e 313 ose burgjeve të tjera. Pra është njëlloj si të votosh 1 ashtu dhe 5, thjeshtë ndërron emrin e hajdutit.
Në këtë kontekst, vetëm një alternativë e re dhe e përkushtuar ndaj reformave të vërteta mund të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Shqipërinë. Koalicioni Euroatlantik, me përkushtimin e tij ndaj integrimit europian, luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimit të institucioneve të forta dhe të pavarura, ofron një rrugë të re për vendin.
Pra o njerëz votoni për vetem tuaj këtë rradhë dhe për Shqipërinë duke e bërë çdo shqiptar të ndihet krenar për llogjikën e përdorur në këto zgjedhje kur të merrni fletën e votimit në dorë, mendohuni pak dhe hiqini 5-ës 1-shin dhe voto atë që del nga ky veprim 4-ën.
Në 11 maj, voto për të ardhmen tënde. Voto për ndryshim. Voto për Shqipërinë.
Exit mobile version