Gaz Bardhi takim me strukturat e PD Shijak: Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, votoni PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur zhvilimin e një takim me strukturat e degës së PD në Shijak. Ai ka bërë apel që qytetarët e Shijakut dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë PD.

Në takimin me strukturat e PD në Shijak ndamë qëndrimin e përbashkët se keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin nga Partia Socialiste në Shijak janë një arsye e mjaftueshme që në 14 Maj të jemi të gjithë bashkë dhe të votojmë për të ndryshuar për mirë dhe për ta kthyer bashkinë në shërbim të qytetarëve.
PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Shijakut, me gra e burra, djem e vajza që e duan Shijakun dhe qytetarët e tij. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë.
Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Nuk është koha që asnjë parti tjetër të marrë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve, për të na kthyer më pas kurrizin dhe për ta përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Exit mobile version