Kandidatja e PD për Fierin Eriselda Zotaj Çelaj: Demokratët s’mund të votojnë partinë e Ilir Metës

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit Eriselda Zotaj Celaj në vazhdën e takimeve elektorale është ndalur ditën e sotme në një takim në Levan, aty ku ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 14 majit.

Në një bashkëbisedim me anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike, Çelaj është ndalur edhe tek situata politike, ndërsa ka theksuar se në këtë zgjedhje demokratët do të votojnë partinë demokratike dhe jo Ilir Metën dhe koalicionin bashkë fitojmë. Sipas saj, beteja në këto zgjedhje është me partinë socialiste

Kandidatja Çelaj është shprehur se Levani, ashtu sikundër te gjitha njësitë administrative dhe një pjesë e madhe e qytetit, vuajnë mungesën e investimeve e dorën e shtetit, ndaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, edhe të atyre qe deri më sot kanë votuar partinë demokratike.

Exit mobile version