Olsi Rama i alarmuar nga lufta e karteleve të drogës i ka dërguar Tahirit një letër përmes të besuarit të tij Gaz Demi, i cili e ka vizituar sot ish-ministrin e Brendshëm në banesën e tij ku ndodhet në arrest shtëpie.
Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se i dërguari i Ramës, Gaz Demi ka takuar sot pasdite Saimir Tahirin në shtëpinë e tij. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, tema e bisedimeve ishte për qëndrimet e Tahirit për zhvillimet e fundit, Nazeraj dhe deklaratat e tij në Itali, fati i Fatzi Xhafës dhe banda e Agronit, etj.
Postimi i Berishës në Facebook
Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!
Sapo përfundoi takimi prej 2 orë e 40 min midis të dërguarit të Ramës, Gaz Demi me Saimir Trafikun në shtëpinë e këtij të fundit.
Të dashur miq, sot Gaz Demi, me urdhër të Ramës vizitoi Tahirin dhe bisedoi me të për rreth 2 orë e 45 min.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij në Itali
Fati i Fatzi Xhafës dhe banda e Agronit
Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve më të fundit
Një letër që Olsi Rama i dërgonte Saimir Trafikut!
Beteja midis familjeve mafioze të kryeqytetit vazhdon. sb