Lidhjet e Ramës me narkotrafikun janë shndërruar në objekt lajmi edhe për mediat serbe. Gazeta më e madhe serbe “Kurir” ka hapur dje faqen e parë me një shkrim kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Edi Rama shet drogë”. Ky është titulli i madh me të cilën hapej dje gazeta më e madhe serbe ”Kurir”, duke e shoqëruar edhe me një foto të kryeministrit. Ajo godet Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë shkrim gazeta “Kurir” i referohet akuzave të opozitës shqiptare. Me shkronja të mëdha “Edi Rama shet drogë”, “Kurir” citon liderin opozitar në Shqipëri, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar Ramën për shitje droge. Gazeta shkruan se në numrin e djeshëm lexuesit mund të informohen se si funksionon qeveria shqiptare e korruptuar dhe kriminale.