Gazetari: Edi Rama i ka harruar shqiptarët e Luginës së Preshevës

Nexhat Behluli, gazetar nga Lugina e Preshevës komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani me kryetaren e komunës së Luginës së Preshevës. Ardita Sinani.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka lënë në harresë shqiptarët e Luginës.

“Shqiptarët e Luginës periudhën më të mirë të raporteve me Shqipërinë e mbajnë mend periudhën kur ishte ministër i jashtëm Gent Cakaj. Para dhe tij dhe pas tij asgjë e rëndësishme, në atë kohë Lugina ishte shumë afër Shqipërisë, prezenca e tij për unifikimin e liderëve dhe ndihmat konkrete. 4 vite e fundit Shqipëria nuk është fare prezente në Luginë të Preshevës edhe pse kemin marrëdhënie shumë miqësore të Ramës me Vuçiç, shqiptarët e Luginës janë lënë në harresë. Rama kurrë nuk i përmend shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha ai.

 

Exit mobile version