Gazetari i BILD publikon skandalin: Rama vodhi të dhënat, nga celularët e ekipit televiziv gjerman

Thellohet akoma më shumë skandali i kryeministrit Edi Rama me gazetarët gjermanë.

Reporteri i njohur i gazetës më të madhe gjermane, BILD, Peter Tiede ka publikuar një denoncim tronditës.

Në rrjetin e tij social, në gjermanisht, anglisht dhe shqip, ai ka publikuar një mesazh ku thotë se Edi Rama u ka marrë telefonat gazetarëve të një ekipi televiziv gjerman.

Më pas, kontaktet e këtij ekipi kanë përfunduar pranë njerëzve të Ramës.

Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës kanë njohur kontakte të skuadrës,” shkruan Tiede.

Exit mobile version