Gazetari Poli Hoxha: Ramës, qejfi ia ka, po s’ia mban, të fuqizojë Rithemelimin

Në emisionin 3 D të Alban Dudushit ditën e enjte, analisti Poli Hoxha komentoi raportet midis maxhorancës dhe Rithemelimit, pas protestës së opozitës në parlament.

Në vlerësimin e zoti Hoxha gjithçka po ndodh është një valle dyshe. “Një herë me shpata, e një herë tango, e pastaj sërish me shpata” tha gazetari Poli Hoxha.

Sipas tij kjo lloj sjelljeje është stimuluar nga maxhoranca, por edhe opozita e rithemelimit.

Zoti Hoxha solli në vemendje reagimin e kryeministrit Rama ndaj emisionit të kanaliti italian Rai 3 pak ditë më parë.

Sipas tij thelbi i fjalimit ishte Berisha dhe Berishizmi, të cilët kanë frymëzuar median italiane. Zoti Hoxha mendon se mediat e zoti Rama kanë ngritur një fushatë kundër zotit Berisha. “Edi Rama do një pol të fuqishëm dhe ky është zoti Berisha” vlerësoi ai. “Qejfi ia ka, po s’ia mban, të fuqizojë Rithemelimin” tha analisti Hoxha. “Por synimi i Edi Ramës është të mbajë këta përballë, pasi është një eksperiment i fituar” u shpreh ai.

Exit mobile version