Kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman ka reaguar ashpër sa i takon fjalimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama para deputetëve dhe ministrave të tij. Përmes një shënimin në “Facebook”, gazetari Seliman teksa i jep shuplakë Ramës, thekson ndër të tjera se fjalimi i kryeministrit emocionoi Lindën e Parlamentit (Lindita Nikollën) dhe Mamica Spiroaplin (Elisa Spiropali), por jo shqiptarët e vjedhur dhe grabitur, pasi cis thotë ai korrupsioni është aty.
“Kryeministri Edi Rama ka dy dite na la ne ankth se gjasme ne fjalimin e tij sot para ministrave dhe deputeteve do te mbante nje fjalim per shqiptaret. Por Rama nuk na tha asgje te re, pasi korrupsioni eshte aty dhe ata sojzes te korruptuar e inkriminuar qe hane kumbulla e dardha, pas shpines se tij, jane po aty dhe kane ne duar pasurite e shqiptareve. Pra Rama ne fjalimin e tij te gjate, ndoshta emocionoi Linditen e Parlamentit apo Mamica Elisa Spiropalin e oligarken Olta Xhaçka, por jo shqiptaret e vjedhur dhe grabitur, pasi korrupsioni është aty-këtu. Shqiptaret duan drejtësi, prosperitet, progres e zhvillim ekonomik e social dhe jo shoë siç Edi Rama si mjeshter i fjales e ka zakon të bëjë! Boll më me propogandë”, shkruan Seliman.