Gazetarja: Një dokument i ri ka ardhur nga Bari, Tahiri nxihet në studio

Gazetarja Klodiana Lala përballë Saimir Tahirit deklaroi se, këtë javë ka ardhur një tjetër dokument i ri nga Bari për ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala tha se, Prokuroria për Krime të Rënda është duke e hetuar për lehtësirat, që ai, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm në atë kohë i kishte krijuar grupit ‘Habilaj’ që akuzohet për trafik droge.
“Nuk kufizohet hetimi i Prokurorisë vetëm në veprimet e kryera në shtetin Italian. Ne kemi qenë në sallën e gjykatës dhe prokurorët e përjashtuan çështjen e byzylykëve”, tha ajo.
Lala pohoi se prokuroria ka marrë nga Italia së fundit edhe një letër porosi, pa të cilin e ka të pamundur marrjen e vendimit.
“Para një jave Prokurorisë i ka ardhur letër porosia nga Bari dhe besoj jeni në dijeni, që do të thotë se asnjë prokuror në botë nuk mund ta marrë një vendim pa pritur këtë dokument”, tha Lala.
Ndërkohë, vetë Tahiri pohoi se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt (i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.
“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. Gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. Kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, tha Tahiri.
Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.
Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?
Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.
Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

Exit mobile version