Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Berisha nga studio e emisionit “Debati” është shprehur se Xhafaj iku sepse kërkonte të arrestonte kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka thënë se ekziston një video e Dakos, së bashku me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, për të cilën tha se opozita nuk e zotëron momentalisht.
“Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin rivalizuese. Xhafaj iku se kërkonte të arrestonte Gjushin. Për Gjushin flitet se ekziston një video bashkë me Olsin. Për momentin opozita nuk e disponon këtë video”, tha Berisha.
Ish-kreu i qeverisë S, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një piktor të dështuar. Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.
Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.
‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.