George Soros dëshiron një rrjet social të ri kundër së djathtës

“Il Giornale”

Një rrjet social publik alternativ ndaj Facebook, i paguar nga kontribuesit, që të dijë të kundërshtojë “lajmet e anshme të ardhura nga organet e informacionit të djathta”. Është propozimi i hulumtuesit Ethan Zuckerman, anëtar i këshillit të Open Society Foundation, organizatës ndërkombëtare me ambicie filantropike të themeluar e të kryesuar nga financier George Soros. Në një artikull të botuar në revistën “The Atlantic”, eksponenti i Open Society dhe drejtori i Center for Civic Media, propozon krijimin e një media sociale qeveritare që të ketë “misionin civil e dhënies së një vizioni të diversifikuar dhe global të botës”.
Për hulumtuesin, votuesit “e djathtë” lexojnë uebsajte jo të besueshëm dhe me pak autoritet. “Bashkë me kolegun Yochai Benkler, vëren ai, kemi teorizuar një shpjegim ndryshe të zgjedhjes së Donald Trump. Me ekipet tona të Harvard University dhe të MIT-it, kemi analizuar 1.25 milionë lajme, duke mbajtur parasysh lidhje hipertekstuale dhe përmendje në Twitter e Facebook me qëllim që të bëjmë një hartë të të gjithë ‘ekosistemit’ të mediave. Kemi zbuluar se, ndërsa votuesit e majtë e të qendrës informohen nëpërmjet mediave tradicionale, burimi kryesor i atyre të djathtë në sociale është ‘Breitbart’, në krye të një rrjeti pikash shitjeje online, lajmesh të anshme dhe teorish komplotiste”.
Në thelb, sipas Zuckerman dhe Benkler, botuesit e Trump nuk qenë – dhe nuk janë – në gjendje të kuptojnë se cilët janë lajmet me autoritet dhe cilët jo, ndërsa votuesit demokratë – ata që lexojnë “New York Times”, “Washington Post” ose shohin “CNN” – janë më të informuar e më të përgatitur. “Uebsajtet si ‘Breitbart’ apo ‘InfoWars’ – shpjegon Zuckerman – nuk botojnë fake news në kuptimin e artikujve të shkruar për të fituar, por janë jashtëzakonisht sektarë. E vërteta e tyre, krejtësisht e anshme- e futur në një narrativë që ka një masë të lartë rezonance, është e vështirë të demaskohet”.
Për pasojë, zgjidhja ideale do të ishte ajo e krijimit të një platforme publike me qëllim që ta frenojë fenomenin e këtij “rrjeti social të djathtë” të presupozuar, nga momenti që, gjithmonë sipas Zuckerman, “ato private si puna e Facebook nuk kanë kurrfarë detyrimi që të na ofrojnë një vizion të diversifikuar e pluralist të botës”: “Në vend që të përqendrohen resurset tek sinjalizimet, shkruan ai, një rrjet social publik do të kishte aftësinë që të vlerësonte larminë e materialit, duke penguar atë ideologjik që hasim tani. Transmetuesit më të mirë publikë në demokracitë më të zhvilluara – Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani – e përdorin pozicionin e tyre për t’i ofruar publikut një spektër të gjerë idesh dhe pozicionesh, duke ndihmuar një dialog më të gjerë.
Kjo do t’i mundësonte të djathtës dhe të majtës që të kenë një përfaqësim të tyrin. Duke qenë publik, do të mund të diskutonim më pas nëse kjo platformë është apo jo e drejtë dhe e paanshme. Do të mund të kuptonin pastaj, atëherë kur do të arrinte një publik mjaft të gjerë, nëse i meriton apo jo paratë e xhepave tanë. Ndoshta do të përfundonim duke e urryer, por ja kemi nevojën”.
Përtej mendjemadhësisë dhe superioritetit të supozuar moral që del nga pozicioni i Zuckerman karshi elektoratit dhe kanaleve të informacionit që ai përdor, hulumtuesi nuk është se sjell ndonjë të dhënë kushedi se çfarë të rëndësishme. Lidhur me Facebook, anëtari i këshillit të Open Society harron të thotë se midis financuesve të sistemit të ri antifake news është pikërisht vetë organizata e kryesuar nga George Soros. Në vigjëlim të këtij operacioni delikat kontrolli do të jetë një kompani e jashtme – Poynter Institute – që do të duhet të garantojë paanshmëri dhe objektivitet. Mëkat që sponsori më i rëndësishëm i shkollës së njohur të gazetarisë në Florida është pikërisht Open Society Foundation, ku vetë Zuckermann bën pjesë. Një “harresa” më së paku e dyshimtë.

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Exit mobile version