Gerard Komini: Në Darezezë rrugët janë copë-copë, nota 4 për pushtetin, vota 4 për ndryshimin

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka publikuar një mesazh të fortë nga zona e tij, Darezeza, ku denoncon gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore.

“Ku jetoj unë? Në Darezezë, ku rrugët janë copë-copë dhe makinat shkojnë direkt në servis!”, shprehet Komini, duke vënë në dukje mungesën e investimeve prej vitesh në këtë zonë.

Duke ironizuar drejtuesit lokalë të pushtetit, ai i drejtohet kryetares aktuale të bashkisë, Belinda Balluku, me fjalët: “Moj Bela, nuk e bëre dot as për 4, as për 8, as për 12 vite! Nota 4 për ju.”

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik bën thirrje për ndryshim, duke theksuar se qytetarët kanë në dorë të ndëshkojnë neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë me votë: “VOTA 4 për mua,” përfundon ai.

Mesazhi i tij është shoqëruar edhe me hashtagët motivues për zgjedhjet e 11 majit:
#KuJetonTi #NdryshimiVjen

Exit mobile version