Gjendet mes shkëmbinjve në Bari një trup i pajetë, dyshohet si shqiptar

Një trup i pajetë në gjendje të avancuar dekompozimi është gjetur më datë 1 tetor në brigjet e bregdetit të Barit. Ka dyshime se mund të jetë një shtetas shqiptar apo grek. Trupi u gjet mes shkëmbinjve të lungomares “9 Maji” të Barit, nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet policore.
Kufoma është rreth moshës 40 vjeç, me trup të mbushur, pa krahë, pa këmbë, pa flokë e në gjëndje të avancuar dekompozimi. Analizat e para të mjekut ligjor vërtetojnë se trupi ka qëndruar të paktën 2 muaj në ujë.
Gjithashtu analizimi i rrjedhjes së ujërave në atë zonë sugjeron se trupi mund t’i përkasë një shtetasi grek o shqiptar. Nuk ka asnjë tatuazh në trup dhe të vetmit elementë që mund të ndihmojnë për identifikimin e tij janë dy proteza dhëmbësh. Protezat ndodhen në pjesën e sipërme të gojës në të dy krahët e djathtë dhe të majtë.
Mbi identifikimin e kufomës po heton prokurori italian Baldo Pisani. Prokuroria e Barit ka autorizuar dërgimin e trupit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore e fton të gjithë personat që janë në kërkim të një të afërmi që është zhdukur prej dy muajsh e me këto karakteristika të paraqiten pranë këtij institucioni të shoqëruar me një radiografi të kokës apo me një ekografi panoramike të dhëmbëve të personit të zhdukur.

Exit mobile version