Gjergj Nika: Administrata Publike duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo pushtetit të korruptuar!

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Vlorë, Gjergj Nika, ka shpalosur vizionin e kësaj force politike për një administratë publike profesionale dhe të çliruar nga presioni politik.

Në qendër të këtij angazhimi qëndron meritokracia, paga dinjitoze dhe një sistem i drejtë dhe konkurrues, ku të rinjtë profesionistë të kenë mundësi të barabarta për punësim.

Nika theksoi se administrata duhet t’i shërbejë qytetarëve me shërbime cilësore dhe të integruara, ndërsa çdo akt korrupsioni do të ndëshkohet me masa të ashpra ligjore.

“Do t’i japim fund kapjes politike të administratës dhe do të rikthejmë dinjitetin e nëpunësit publik! Një administratë e fortë dhe profesionale është garancia për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve!” – deklaroi ai.

Postimi i Gjergj Nikës:

Si forcë e djathtë kemi program te mirëfilltë për Administratën Publike, i cili ka në themel shërbimin profesional dhe të kualifikuar ndaj qytetarëve, si garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme.
Ne do t’i rikthejmë dinjitetin nëpunësit publik duke e çliruar nga presioni i pushtetit të korruptuar.
Për një administratë publike profesionale, ne jemi të përkushtuar për:
Kualifikimin e vazhdueshëm të administratës publike,
Një sistem i drejtë e konkurrues,
Mundësi për profesionistët e rinj,
Paga dinjitoze e bazuar ne meritokraci,
Shërbime të integruara dhe të ofruara në kohë,
Një aplikim i vetëm që adreson problemin, vendos në lëvizje institucionet për të gjetur doemos zgjidhjen,
Përgjegjësi politike dhe ashpërsim i masave penale ndaj çdo akti korrupsioni në administratën publike.
# Vlora meriton më shumë!
# Shqipëria meriton më shumë

Exit mobile version