Basha me një mesazh të fortë për Ramën: Drejtimi i vetëm për të dhe ministrat e tij, burgu!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një fotomontazh ku shfaqet kryeministri Edi Rama i ulur në një autobus bashkë me disa nga ministrat më të përfolur për korrupsion. Në foton e montuar, drejtuesi i autobusit është kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa destinacioni i shkruar mbi të është “Burgu i Durrësit”.

Ky është një tjetër mesazh i drejtpërdrejtë nga Basha, i cili ka bërë të qartë se koha e pandëshkueshmërisë po merr fund dhe se SPAK duhet të veprojë pa kompromis ndaj korrupsionit qeveritar.

Në vazhdën e qëndrimeve të tij të forta mbi luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen pa kushte për drejtësinë, Basha e ka cilësuar qeverinë e Ramës si një regjim të zhytur në afera dhe abuzime me fondet publike, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për aferat dhe skandalet e një grupi të vogël politikanësh.

Ky postim vjen në një moment kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në skenën politike.

Exit mobile version