Kandidati për deputet në qarkun Vlorë nga Koalicioni Euroatlantik, Gjergji Nika, ka dalë me një denoncim të fortë ndaj përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë zonë. Përmes një postimi të drejtpërdrejtë, Nika akuzon dy kandidatët socialistë për bashkëpunim me oligarkët dhe mbështetje të projekteve që, sipas tij, grabisin pronat publike dhe burimet natyrore të komunitetit vendas.
Në fokus të reagimit të tij është Endri Hyseni, të cilin e cilëson si kandidatin çam të PS-së dhe e akuzon se ka mbështetur dhënien e 840 hektarëve tokë për panele fotovoltaike, në kundërshtim me dëshirën e pronarëve dhe banorëve të zonës.
Ky denoncim vjen pas një tjetër akuze që Nika kishte bërë më herët ndaj deputetit aktual Vullnet Sinaj, i cili sipas tij kishte votuar për heqjen e ujit të 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për t’ia kaluar oligarkëve.
Postimi i plotë i Gjergji Nikës:
Të nderuar Kalinjotë dhe banorë të Vlorës!
Javën e kaluar kam denoncuar me zë dhe figurë Deputetin aktual:
Vullnet Sinaj për miratimin e tij në parlament për dhënien e votës për marrjen e ujit të 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për t’ua dhënë oligarkëve.
Pa kaluar një javë, po me zë dhe figurë, po denoncoj kandidatin tjetër të listës së Partisë Socialiste:
Endri Hyseni, i cili pavarësisht kundërshtimit të pronarëve dhe banorëve të zonës, miraton me zë dhe figurë dhënien e 840 hektar tokë për panele fotovoltaike, përsëri për t’ua dhënë oligarkëve.
Në 11 Maj duhen ndëshkuar me votë KUNDËR, pasi çdo ditë që kalon gënjeshtrat që ju thonë në takime dalin në shesh të hapur – ata duan t’ju marrin pronat, ujin, madje edhe jetën jua kanë marrë.
⏳ Është koha t’i japim fund pasigurisë, të çlirojmë ekonominë dhe të rikthejmë besimin te prona!
Beso te Shqipëria ⭐️
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik