Gjermania 1.2 milionë vende pune bosh…

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE-se nuk ka qenë kaq e thjeshtё, deri tani. Kjo, pasi Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni.

Me anë të njё ligji pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

Në seancat e majit, nё Bundestag, parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё atje, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.

Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet si kriter, e po ashtu dhe shqyrtimi i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё.

Ndërkohë kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё.

Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta.

Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat e jetesës gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesёvjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”.

Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qëndrimit “Duldung”.

Exit mobile version