Opozita ka ndryshuar datën e protestës së ardhshne kombëtare. Në një mesazh të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi të gjitha strukturave drejteuse të PD, thuhet se:
“Nisur nga fakti që data 31 Maj është Natë Kadri, në respekt të besimtareve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është e dita e fëmijëve;
Protesta kombëtare do të mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”.