Gjimshiti humb finalen e mbijetesës

Avelino do të luajë në finalen e sezonit pa “ministrin e Mbrojtjes”. Skuadra e Serisë B që po diskuton mbijetesën në këtë kategori, në fundjavë do të përballet me Latinën, ku duhet patjetër të fitojë, por trajneri Novelino i duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Berat Gjimshiti nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për këtë 90-minutësh vendimtar për shkak se është i pezulluar prej kartonëve. Shqiptari ka qenë një pikë e rëndësishme në repartin e prapavijës, sa edhe mediat vendase e kanë cilësuar si “ministrin e Mbrojtjes” për skuadrën e Avelinos.

Exit mobile version