Sadiku transferohet te Liga e Kampionëve

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër. Sulmuesi i Luganos, ku është i huazuar nga Zurich, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch. Sipas Blichk.ch, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve. Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018. Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bindë Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar.

Exit mobile version